-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis ngrihet në këmbë dhe përplaset me Erdoganin: Më shiko në sy

Kryesoret

Darka e liderëve në Pragë nuk ka kaluar pa tensione mes Kyriakos Mitsotakis dhe Erdogan.

Kryeministri grek ka rrëfyer momentet e debatit. Në prani të liderëve evropianë, përfshirë Presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen, Mitsotakis tregoi se cfarë i tha Erdoganit.

Unë u ngrita në këmbë dhe i thashë se çfarëdo që të them, do ta them ballë për ballë”, tha ndër të tjera kryeministri grek duke përshkruar atë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes.

Erdogan nuk e kurseu gjuhën e fortë. “Mitsotakis është një njeri që nuk i njeh rregullat e protokollit. Edhe pse fjalimi i tij nuk ishte në program, unë mbarova fjalimin dhe shkova në tryezën time”, tha presidenti turk, i cili gjatë fjalimit të tij në Pragë akuzoi sërish Athinën për rritjen e tensionit në rajon me veprime provokuese.

Nuk e di si mori lejen, ai u përpoq të fliste për mua. Çfarë duhet të bëj? A duhet t’i përgjigjem përgjigjes së tij? A do të bjerë presidenti i Republikës turke në këtë nivel?” shtoi Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit