Presidenti rus, Vladimir Putin feston sot ditën e lindjes së tij të 70-të. Në ditëlindjen e tij, Putin do të marrë pjesë në një samit jozyrtar të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura në Shën Petersburg, kryeqyteti dikur perandorak, në një ngjarje të krijuar për të treguar se Putini nuk është i izoluar, pavarësisht kritikave të përhapura për luftën në Ukrainë.
Por kush ishin liderët botëror që uruan Presidentin rus?!
Urimet u dërguan nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, presidenti i Taxhikistanit Imomali Rahmon dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Kim theksoi se Putin “ka pasur arritje në realizimin e qëllimit të madh strategjik për ndërtimin e një Rusie të fortë nëpërmjet aktiviteteve energjike, duke marrë përsipër përgjegjësinë e rëndë të kreut të shtetit për shumë vite”, raportoi TASS.
Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, dërgoi një përshëndetje të ngrohtë me video, duke vënë në dukje se Putini ka luajtur një rol në Çeçeni për shumë vite dhe ka ndihmuar në çlirimin e rajonit nga terrorizmi. Kryetari i Dumës së Shtetit, Vyacheslav Volodin, i shkroi presidentit rus: Për sa kohë të ekzistojë Putini, Rusia do të ekzistojë.