Ish-komisari i policisë, Dritan Zagani në emisionin Shqipëria Live ka folur për aksionin e fundit të RENEA-s për kapjen e Ervis Martinaj.
Ai është shprehur se aksione të tilla janë të vonuara dhe nëse policia arrin ta kapë, gjysma e drejtoreve do bien në burg. Për sa i përket zhdukjes së Martinaj, ai ka shtuar se egoja e tij e ka marrë në qafë.
“Përderisa kemi këtë shtet, policia është pasqyrë e këtij shteti. Përderisa kemi një ministër që thotë krimi sjell zhvillim, çfarë presim nga policia. Policia jo thjesht është e vonuar, por mund të përdoret edhe për propagandë për të kamufluar një tjetër gjë. Pse Martinaj ishte gjithmonë në komandë të lëvizjes së policisë? Komandonte shtetin me shumat marramendëse. Atë e ka marrë në qafë egoja e tij. Sa më thellë policia të shkojë, aq më shumë kupton se në çfarë llumi ka rënë.
Po të zbardhet e gjithë ngjarja, gjysma e drejtorëve të policisë përfundojnë në burg, gjithë shqiptarët janë të sigurt, por mua m’u dha mundësia ta them publikisht”, tha Zagani.