Një iranian i armatosur me thikë u arrestua në ambasadën iraniane në Kopenhagë, tha policia daneze.
Teherani pohon se objektivi i të dyshuarit ishte ambasadori i vendit dhe kritikoi ndërhyrjen e vonuar të autoriteteve policore.
“Sulmuesi, i cili mbante një thikë, hyri në ambasadë, përhapi terror dhe dëmtoi makina në parking,” tha ambasadorja Asfaneh Nadipour në një deklaratë.
Sipas policisë së Kopenhagës, bëhet fjalë për një 32-vjeçar iranian i cili u depërtoi në ambientet e ambasadës duke mbajtur në dorë një thikë. Një punonjës i ambasadës e pa atë përpara se të arrinte në ndërtesë.
Ministria e Jashtme e Iranit ka denoncuar autoritetet daneze për atë që thotë se ishin tepër vonë për të ndërhyrë.
“ Është e trishtueshme që në zemër të Evropës ka pasur një sulm të tillë kundër një gruaje dhe një ambasadori që ka imunitet diplomatik dhe policia nuk ka qenë në vend në kohë ”, tha ai. Sipas kanalit televiziv Al-Alam, ministria thirri ambasadorin danez në Teheran për të dhënë një notë proteste.