Ina Dajçi “Miss Universe Albania” e vitit 2021 thotë se eksperienca në këto konkurse është shumë e tmerrshme. Në një “ask”, në Instagram, Ina Dajçi, është pyetur nëse do tu rikthehej konkurseve të bukurisë. Pa u zgjatur shumë, Dajçi dha një ‘Jo’ të prerë duke shtuar se këto konkurse janë një tmerr për vajzat.
“Është një vend i tmerrshëm për vajzat në shekullin 21. Duket si shumë qejf. Dhe ndonjëherë është, por vajzave po u ndodhin dëme serioze në prapaskenë!”- tha 27-vjeçarja.
Miss Universe Albania është një konkurs kombëtar bukurie në Shqipëri. Konkursi u themelua si Miss Albania në 2002, deri në riemërtimin si Miss Universe Albania në 2006. Që nga viti 2021, fituesit e konkursit kanë konkurruar ndërkombëtarisht në Miss Universe , Miss Earth dhe Miss World.