-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme ditën e sotme

Kryesoret

Të premten, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë alternimet e pakta deri mesatare të vranësirave kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.

Temperaturat parashikohen :në zona malore 6 deri 24°C, në zona e ulëta 8 deri 29°C, në zona bregdetare 12 deri 29°C.

Shqipëria ka një klimë mesdhetare, ku në rajonet e ulëta pothuajse asnjëherë nuk bën ftohtë.

Në mënyrë të veçantë bregdeti Jonian shquhet për klimë të butë, ku temperaturat mesatare gjatë dimrit janë në vlerat 8 – 10ºC.

Në Tiranë dhe në pjesët e tjera të qyteteve fushore në disa raste temperaturat mund të zbresin nën zero, por ky fakt ndodh zakonisht gjatë orëve të natës.

Është e rrallë që akulli dhe bora të zgjasin më tepër se një ditë. Gjithsesi gjatë stinës së dimrit shirat janë të zakonshëm dhe në disa raste mjaft të dendura.

Në shumicën e vendit një pjesë e rreshjeve ndodh edhe gjatë vjeshtës së vonë dhe në prag të pranverës.

Këto të fundit me perjashtim të maleve janë mjaft të rralla gjatë stinës së verës. Në rajonet malore dëbora mund të bjerë nga nëntori në mars dhe në disa zona dimri mund të jetë edhe më i ashpër.

Qytetet malore si Kukësi, Korça dhe Peshkopia shquhen për kohë të ftohtë gjatë kësaj periudhe të vitit. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit