Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me oficerë të Policisë së Shtetit kanë kryer gjatë mbrëmjes së sotme një sërë kontrollesh në pika të ndryshme të qytetit të Elbasanit.
Raportohet se FNSH ka kryer disa kontrolle në banesa ku mendohej që fshiheni persona në kërkim, apo persona të cilët qarkullojnë me sende të paligjshme.
Ndërkohë, mësohet se, mes tyre ka pasur dhe të shoqëruar, sikurse shihet në videot e mbërritura në 5pyetjet.al. Po ashtu, raportohet se janë sekuestruar rreth 1 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë.
Ende nuk dihen se cilët janë personat të cilët janë shoqëruar gjatë mbrëmjes së sotme nga FNSH. Vlen të theksojmë se, kontrollet kanë qenë në disa qytete të Qarkut të Elbasanit si në Peqin, Cërrik, por edhe në Belsh.