Një 25-vjeçar është arrestuar në mesnatë në Tiranë, pasi sipas policisë qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë, në kushtet e errësirës dhe nën efektin e lëndëve narkotike.
Si rezultat i përdorimit të mjeteve inteligjente dhe monitorimit të akseve rrugore policia e evidentoi dhe e arrestoi. Ai është A. S. 25- vjeç.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.