Ministri ukrainas i Mbrojtjes së Mjedisit ka thënë se një aksident në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia mund të lëshojë dhjetë herë më shumë radioaktivitet potencialisht vdekjeprurës sesa në Çernobil 36 vjet më parë.
Ruslan Strilets, i cili ndodhet në Qipro për një konferencë mjedisore të OKB-së, i tha ‘Associated Press’ se një lëshim i radioaktivitetit të asaj përmasash mund të zgjerohet deri në 2 milionë km katrorë, tre herë më i madh se sipërfaqja totale e Ukrainës.
Një aksident mund të shkaktojë gjithashtu një valë refugjatësh mjedisor që do ikin në zona të tjera të Ukrainës ose jashtë vendit. Strilets shtoi se rreth 3 milion hektarë pyll ishin dëmtuar ose djegur që nga fillimi i pushtimit rus, sipas ‘Al Jazeera’.