-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi rriti naftën, Salianji: Qeveria po rrjep qytetarët, protestoni

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka denoncuar çmimet e karburanteve në vendin tonë. Në një status në facebook ai shkruan se qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në botë.

Salianji shkruan se kjo ndodh pasi qeveria qeveria të vetmin kujdes ka të mbrojë oligarkët dhe të pasurojë xhepat e saj. Në fund ai bën thirrje për protestë

Bordi i qeverisë, garanci e abuzimit me çmimet e karburanteve!

Qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe ndër më të shtrenjtët në botë, qeveria të vetmin kujdes ka të mbrojë oligarkët nëpërmjet bordit dhe favorizimeve të tjera si kontrabanda! Nga rritja pa limit e çmimit po pasurohet qeveria, po pasurohen oligarkët dhe po varfërohen përditshëm qytetarët!

Kontrabanda e naftës ndërkohë rritet proporcionalisht me rritjen e çmimit, së paku tre herë anijet nga një vend nën embargo si Libia kanë zbarkuar në Shqipëri!

Protesto!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit