Ministrja gjermane e mbrojtjes i ka bërë thirrje NATO-s të marrë më shumë masa më shumë për të forcuar sigurinë.
“Ne nuk mund ta dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e madhështisë së Putinit”, tha ajo.
Christine Lambrecht tha se Rusia ka kërcënuar Lituaninë për zbatimin e sanksioneve të BE-së dhe se këto kërcënime duhet të merren seriozisht. Duke folur gjatë një vizite në trupat gjermane të dislokuar në Lituani, Lambrecht tha:
“Fakti është se NATO, duhet të bëjë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët, sepse nuk mund ta dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e madhështisë së Putinit. Kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë ndaj Lituanisë, e cila vetëm po zbatonte sanksionet europiane në kufirin me Kaliningrad. Ky nuk është kërcënimi i parë dhe duhet t’i marrim seriozisht dhe të përgatitemi./The Guardian.