-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Bota të veprojë për të ndalur kërcënimin bërthamor rus

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se zyrtarët rusë kanë nisur “të përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por shtoi se ai nuk beson se Rusia është e gatshme t’i përdorë ato.

Në një intervistë për transmetuesin publik britanik, BBC, Zelensky tha se nuk ka bërë thirrje për sulme në Rusi, duke pretenduar se deklaratat e mëhershme të tij, janë përkthyer keq.

“Duhet të përdorni goditje parandaluese”, tha ai duke iu referuar sanksioneve, “e jo sulmeve”.

Zelensky tha se bota duhet ndërmarrë veprime tani, pasi kërcënimet ruse paraqesin “rrezik për gjithë planetin”.

Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë kontrollin e territoreve të mëdha gjatë një kundërofensive, që ka detyruar trupat ruse të tërhiqen nga pozicionet që i kanë mbajtur.

Pas humbjeve, Rusia mbajti referendume të rreme në katër rajone ruse, dhe më pas presidenti rus, Vladimir Putin, aneksoi paligjshëm ato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit