-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hiqen kufizimet e pandemisë, Turqia pret dyfishimin e turistëve gjatë dimrit

Kryesoret

Kompanitë turke të udhëtimit janë duke pritur fluks të turistëve evropianë në muajt në vijim, pas heqjes së kufizimeve të vendosura për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe rritjes së çmimeve të energjisë.

“Këtë dimër presim më shumë turistë sesa në vitin e shkuar”, ka thënë Cem Polatoglu, zëdhënës i Asociacionit të operatorëve të udhëtimit në Turqi, transmeton dpa.

“Gjatë pandemisë, njerëzit nuk kanë shkuar nëpër pushime. Tani që janë hequr kufizimet, shumë turistë ndihen sikur të jenë ‘liruar nga zinxhirët’”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, edhe rritja e çmimeve të energjisë në Evropë është duke ndikuar në rritje të rezervimeve në sezonin e dimrit, sidomos në rajonet me kosto të lirë, ka shtuar ai.

“Është shumë mirë për sektorin e turizmit që turistët evropianë – sidomos pensionistët – preferojnë pushime të gjata në Turqi gjatë muajve të dimrit, për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror”, ka thënë Ali Onaran, udhëheqës i kompanisë që organizon udhëtime me turistë, Prontotour.

Ai ka thënë se të dhënat e tij tregojnë se kërkesa është rritur nga banorët e shteteve si “Gjermania, Anglia dhe Holanda”.

Onaran ka thënë se inkurajon njerëzit të rezervojnë pushime te tyre gjatë muajve të dimrit, pavarësisht inflacionit global./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit