-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Gjuha e Ballës ndaj Vokshit, e papranueshme dhe e ngjashme me botën e krimit

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndaj deputetes Albana Vokshi, gjatë seancës së fundit plenare. Sipas Balliut, sulmi i Ballës ndaj Vokshit është bërë me një gjuhë të papranueshme, që ai e cilësoi si të ngjashme me atë të botës së krimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu ka theksuar se përdorimi i një gjuhe të tillë është shumë i dëmshëm, sidomos kur bëhet fjalë për një grua, një nëne dhe përfaqësuese të zgjedhur të qytetarëve. “Ky akt i papranueshëm ka për qëllim të poshtërojë jo vetëm deputetët e opozitës, por gjithashtu cenon dinjitetin e çdo gruaje shqiptare”, u shpreh Balliu.

Deputeti demokrat ka shprehur shqetësimin se, përveç aktit të papranueshëm të ofendimit, Partia Socialiste ka tentuar ta justifikojë atë, duke treguar një mungesë të plotë të standardeve dhe etikës institucionale. “Kjo situatë tregon se politika në Shqipëri po humb standardet dhe etikën, dhe gjuha e përdorur nga disa përfaqësues të PS-së po i ngjan gjithnjë e më shumë gjuhës së bandave”, ka deklaruar ai.

Balliu ka theksuar se do të reagojë gjithmonë dhe do të mbrojë çdo grua që sulmohet me gjuhë të tillë, duke theksuar se debati politik duhet të mbetet i fortë, por gjithmonë i respektueshëm. “Gjuha rrugaçërore dhe intimidimi ndaj grave nuk mund të tolerohen”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit