-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku po gabon Kina? 5 arsyet që ekonomia kineze po përballet me probleme serioze

Kryesoret

Ekonomia e Kinës po ec së fundi me ritëm më të ngadalshëm, teksa po adaptohet me strategjinë ndëshkuese të zero rasteve me koronavirus dhe uljes së kërkesës globale.

Strategjia e zero rasteve me koronavirus po bën kërdinë

Shpërthimet e koronavirusit në disa qytete, duke përfshirë edhe qendrat prodhuese sikurse Shenzhen dhe Tianjin, e kanë dëmtuar aktivitetin ekonomik në gjithë industritë.

Njerëzit, po ashtu, nuk janë duke shpenzuar shumë të holla në gjërat sikurse ushqimi, pijet, turizmi, prandaj shumë shërbime të mëdha janë nën presion.

Pekini nuk po bën mjaftueshëm

Pekini ka vepruar një herë.

Në muajin gusht, autoritetet kineze kanë ndarë 1 trilion yuan (203 miliardë dollarë) për të rritur bizneset e vogla, infrastrukturën dhe pronat.

Mirëpo, zyrtarët besohet se mund të bëjnë më shumë për të nxitur rritjen dhe që të krijojnë vende pune.

Tregu i pronave është në krizë

Aktiviteti i ulët i shitjes së patundshmërisë dhe atmosfera negative në këtë sektor, kanë ndikuar pa dyshim në rritjen ekonomike.

Kjo situatë ka goditur rëndë ekonominë dhe industritë tjera që formojnë një të tretën e Bruto Prodhimit të Brendshëm (GDP).

Ndryshimet klimatike janë duke e përkeqësuar situatën

Moti ekstrem ka nisur të ketë ndikim edhe në industritë e Kinës.

Moti i nxehtë ekstrem, i përcjellë nga thatësia, ka goditur provincën Siçuan dhe qytetin Çongqing në mesin e muajit gusht.

Për pasojë është rritur kërkesa për kondicionerë.

Rrjeti energjetik më pas është ngarkuar dhe gati i gjithë rajoni është varur nga energjia e hidrocentraleve.

Titanët kinezë të teknologjisë janë duke i humbur investitorët

Një goditje e rregullatorëve ndaj titanëve teknologjikë të Kinës – e cila tashmë ka zgjatur më shumë se dy vjet – nuk është duke ndihmuar.

Tencent dhe Alibaba kanë raportuar rënien e parë të të ardhurave në çerekun e fundit – fitimet e Tencent-it kanë rënë për 50 për qind, derisa të hyrat e Alibabas kanë rënë përgjysmë.

Dhjetëra mijëra punëtorë të rinj i kanë humbur vendet e punës./BBC

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit