Një autobus i linjës Zyrih– Prishtinë, është sulmuar të shtunën mbrëma në Serbi.
Sulmi ka ndodhur mbrëmë në rrugën Nish-Leskovc rreth orës 18:50.
Përgjegjësi i ka treguar se sulmi ka ndodhur papritur.
“Rasti ka ndodhur në Serbi derisa ishim duke udhëtuar nga Zvicra në Kosovë. Ishim në lëvizje kur papritur ndodhi sulmi. Njëri nga udhëtarët i ka parë dy persona të cilit ishin të maskuar”, ka treguar Muçolli për “Zërin”.
Ai shtoi se brenda kanë qenë 20 udhëtar, por fatmirësisht askush nuk është lënduar dhe se gjatë 20 viteve sa operon kjo kompani në këtë linjë, nuk ka pasur asnjëherë një rast të ngjashëm.