-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama intervistë për “Sky TG24”: Berlusconi kishte raport të mirë me Fatos Nanon!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median italiane “Sky TG24” në përmbylljen e konferencës S.E.M.I. “Kultura do të shpëtojë botën”.

Kryeministri Rama gjatë kësaj konferencë u ndal tek situata pandemike po ashtu edhe tek negociatat me Bashkimin Europian.

“Jemi përpjekur shumë herë, por është si të organizojmë një dasmë dhe nusja nuk vjen.

Shumë vite diktaturë na kanë bërë vendin më të largët nga Rusia (nuk kemi pse të sanksionojmë, e bëjmë që nga viti 1990) dhe më të afërt me Evropën e Shtetet e Bashkuara, ne jemi më pro amerikanë se Teksas. 

Për BE-në tani jemi më të qetë sepse tashmë ka pasur zgjedhje në vende si Franca dhe Holanda,”, tha

Gjithashtu në fjalën e tij në samitin e mbajtur në Bergamo me temë ‘Kultura do të ndryshojë botën’, Rama komentoi edhe fitoren e Girogia Meloni, duke u shprehur se nuk beson që me të do të ketë probleme.

“Shqipëria është një Itali, veçse pak me e ngatërruar dhe nuk mendoj se do të kemi probleme me qeverinë e ardhshme italiane. Nuk kemi pasur kurrë probleme në të kaluarën me asnjë lloj qeverie, si me të majtën ashtu edhe me të djathtën. Sepse ne i përkasim të njëjtës histori, Berluskoni do të kishte qenë një socialist i mirë. Në Itali ka diçka të mirë për Shqipërinë, sepse cila do të jetë në krye, si e majta dhe e djathta, për ne nuk është problem,” tha ndër të tjera Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit