-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëfimi ndryshe i Xhensila Myrtezajt, flet për Besin, Ajkën dhe planet për një fëmijë tjetër

Kryesoret

Xhensila Myrtezaj, e ftuar në “Më lër të flas”, tregoi më shumë për karrierën dhe familjen e saj.

Teksa tregoi se ka qenë një verë e suksesshme me koncerte, këngëtarja thotë “shyqyr që mbaroi”, pasi është detyruar të qëndrojë për shumë kohë larg vajzës së saj, Ajkës.

Ajkën, me humor, Xhensila e cilëson bashkëpunimin më të mirë të saj dhe bashkëshortit, Bes Kallakut. Por, kujt i ngjan më shumë Ajka?

“Mami im thotë që i ka ngjarë Xhensilës, mami i Besit thotë që i ka ngjarë Besit. Në të vërtetë, i ka ngjarë shumë Besit nga ana e karakterit, megjithatë, ajo është në rritje”, shprehet Myrtezaj.

Sipas Xhensilës, Ajka do të bëhet këngëtare si ajo, apo aktore si i ati?

“Ka shumë gjasa që me karakterin që ka, është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor të jashtëzakonshëm. Kështu mund të them (qesh). Të dyja genet i ka marrë. Do të aktrojë duke kënduar ose do të këndojë duke aktruar. Uë do të doja që vetëm Ajka të ishte e lumtur, të zgjidhte çfarë t’i donte zemra”, përgjigjet Xhensila, por më pas zbulon se si shumë prindër shqiptar, do të donte që vajza të bëhej mjeke.

Artistja tregoi më tej dëshirën për të zgjeruar familjen e saj.

“Planet janë dhe vazhdojnë të jenë. Deri në pesë anëtarë, tre fëmijë janë mirë”,- thotë ajo

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit