Hakerat iranian nuk ndalen së publikuari dokumente, duke pretenduar se kanë dalë nga institucionet e Shqipërisë.
Pasditen se së dielës, në kanalin e “Telegram”-it “Homeland Justice”, aty ku janë publikuar edhe materiale të mëparshme, janë bërë publike lista të pretenduara të efektivëve të Policisë së Shtetit. Listat kanë foto, emrin, mbiemrin, atësinë, datëlindjen, vendlindja dhe ID.
Në lista është bërë publik emri i shumë shqipëtarëve përfshirë edhe police.
Ata kanë shpërndarë herë pas here material të Policisë së Shtetit, pamjet filmike të kamerave të sigurisë në pikat kufitare të vendit, përfshirë dhe aeroportin “Nënë Tereza”, duke i shpallur ‘luftë’ shtetit shqiptar.
Vetëm një javë më parë qarkulloi një material me emra shqiptarësh e foto, mes tyre dhe të inkriminuar.
Pavarësisht se Homeland Justice deklaroi se ishte kartoteka e MEMEX, Policia e Shtetit e mohoi një gjë të tillë.