-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken, Vuçiç-it: Marrëveshja me Kosovën sa më shpejt

Kryesoret

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, në një bisedë telefonike që ka pasur me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshje me Kosovën.

Siç thuhet në njoftimin e presidencës serbe, Blinken dhe Vucic, kanë folur edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, si dhe për burimet energjetike.

“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më parë, pastaj raporti i Serbisë me Rusinë, si dhe diversifikimi i burimeve energjetike të vendit”.

Kohëve të fundit, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar një dëshirë të madhe për të bërë progres në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe janë shumë më  aktivë në këtë drejtim.

Ndryshe, Vuçiç gjatë fjalimit të tij drejtuar popullit serb përsëri ka folur për “kornizën e re” të dialogut e publikuar nga Albanian Post, duke bërë të ditur se propozimi i këshilltarëve për politikë të jashtme të Olaf Scholz dhe Emanuel Macron është në tavolinën e bisedimeve në kuadër të dialogut me Kosovën.

Pozicioni i Serbisë, sipas Vuçiç, po bëhet gjithnjë e më i komplikuar pasi që “në tavolinën e bisedimeve është propozimi i dy shteteve më të fuqishme të Evropës i cili nuk mund të hidhet nga dritarja”. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit