Sot SPAK çoi në gjyq Gentian Goskovën i njohur me pseudonimin (Reqi) dhe Ervis Kosovën, që është në kërkim. Të dy akuzohen se tentuan të manipulojnë duke e joshur më pas duke tentuar ta vrasin dëshmitarin e drejtësisë Luftar Reçi duke i hedhur helm në ushqim, por dështuan duke u zbuluar.
Por kush është Luftar Reçi?
Luftar Reçi me dëshminë e tij dhënë në prokurorinë e posaçme SPAK u ka hapur mjaft probleme emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Reçi, i dënuar me 25 vite burgim nga gjykata e Burrelit, për vrasjen e Maksim alias Aleks Lalës, ka treguar në tre rrëfime atë të datës 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij si dhe të vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj me bombë në ashensor.
Momentalisht Reçi ndodhet në burg dhe tashmë ka fituar dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku gjatë vuajtjes së dënimit përfiton privilegje të tjera.
I konsideruar si i tmerrshmi i Dibrës ai ka treguar si u përgatit vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame nga Shullazi dhe Lul Berisha.