-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti bisedë telefonike me Blinken mbi dilalogin Kosovë-Serbi

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e së martës me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Kurti gjatë bisedës me sekretarin amerikan, ka theksuar nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt marrëveshjes finale me qendër njohjen reciproke.

“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë.

Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me qendër njohjen reciproke”, ka shkruar ai në Twitter.

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, bisedë telefonike ka pasur edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku ka theksuar domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshje me Kosovën.

Siç thuhet në njoftimin e presidencës serbe, Blinken dhe Vuçiç, kanë folur edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, si dhe për burimet energjetike.

“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më parë, pastaj raporti i Serbisë me Rusinë, si dhe diversifikimi i burimeve energjetike të vendit”.

Kohëve të fundit, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar një dëshirë të madhe për të bërë progres në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe janë shumë më  aktivë në këtë drejtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit