Gazeta prestigjioze spanjolle “Marca” ka publikuar një lajm bombastik ditën e sotme; Mbape kërkon largimin nga PSG.
“Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe PSG është tërësisht e prishur. Nuk ka kthim mbrapa” thuhet në artikull.
“Marca” vijon më tej duke theksuar se “futbollisti tashmë ka kërkuar largimin që në janar”.
Mbape konsideron se PSG e ka tradhtuar, nuk i ka mbajtur premtimet karshi tij ku rinovoi.
Por jo vetëm kaq. Përplasja brenda dhomave të zhveshjes mes Neymar dhe ftohja me Lionel Mesin janë një tjetër arsye.
Të dorëzuar përballë këtij fakti, drejtuesit e PSG-së kanë vetëm një kusht; që të mos shkojë te Reali i Madridit.
Shkak është bërë përplasja mes Florentino Pérez dhe Nasser Al Khelaifi.









