Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar sulmet izraelite në territorin e vendit se dëmtojnë monumentet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, disa prej të cilave datojnë që nga shekulli i 14-të.
Në një postim në platformën X, Araghchi i bëri thirrje UNESCO-s që të adresojë publikisht sulmet, të cilat ai pretendon se kanë dëmtuar trashëgiminë kulturore të vendit.
Ministri i jashtëm iranian tha se sulmet kishin dëmtuar vende historike të njohura si vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, disa prej të cilave datojnë që nga shekulli i 14-të.
Në të njëjtin mesazh, Araghchi kritikoi qëndrimin e organizatës, duke bërë thirrje për një përgjigje të qartë ndaj zhvillimeve. “Është e natyrshme që një regjim që nuk do të zgjasë as një shekull të urrejë kombet me një të kaluar të lashtë. Por ku është UNESCO? Heshtja e saj është e papranueshme”, shkroi ai, duke kritikuar ashpër edhe Izraelin./ Protothema









