Para se të postonte në Twitter një propozim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një territor që do t’i jepej përgjithmonë Rusisë, Elon Musk ka folur drejtpërdrejt me Vladimir Putin-in.
Themeluesi i Eurasia Group, Ian Bremmer, ka treguar se shefi ekzekutiv i Tesla-s i ka thënë se presidenti rus ishte “i përgatitur për të negociuar”, por vetëm nëse Krimea do të mbetej ruse.
Vetëm nëse Ukraina do të pranonte një formë neutraliteti të përhershëm dhe do të njihte aneksimin e Luhansk-ut, Donetsk-ut, Kherson-it dhe Zaporizhzhia-s nga Rusia.
Dhe se Putin-i i ka thënë se këto qëllime do të arriheshin “pa marrë parasysh çfarë”, duke përfshirë potencialin e një sulmi bërthamor nëse Ukraina pushton Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014.
Javën e kaluar, po prapë në Twitter, Musk sugjeroi që referendumet në territoret e aneksuara të goditura si vota të rreme nga Ukraina dhe Perëndimi të ribëheshin nën mbikëqyrjen e OKB-së.
Musk u bë një emër shumë i dëgjuar në Ukrainë në fazat e hershme të luftës duke dërguar terminalet e tij të internetit Starlink për të mbajtur të lidhur ushtrinë e vendit pas pushtimit rus.
Madje ai thuhet se ka refuzuar një kërkesë të Ukrainës për të aktivizuar Starlink në Krime.
Megjithatë, është raportuar se forcat ukrainase kanë pasur probleme të lidhjes teksa vazhdojnë kundërsulmin e tyre në zonat e mbajtura më parë nga forcat ruse në lindje dhe veri-lindje të vendit.
Kurse Musk është kundërpërgjigjur duke thënë se ajo që ndodh në fushën e betejës është e “klasifikuar”.
Ndërkohë, Kremlini e ka mirëpritur propozimin “pozitiv” të Musk për t’i dhënë fund luftës dhe tweet-et e tij u cituan edhe nga media shtetërore ruse.
Paçka se mbetet pro-Ukrainës, Musk ka treguar se thjesht po përpiqet të shmangë luftën bërthamore.