-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Princ Harry, tregon emrin e tij të vërtetë

Kryesoret

Princ Harry ka treguar se emri i tij i vërtetë nuk është siç e dim të gjithë. Në rrëfim personal në një video-telefonatë që pati me fituesit e çmimeve WellChild, të hënën 10 tetor, ai ka treguar se cili është emri i tij i vërtetë. 

Ai ka lindur më 15 shtator 1984 dhe emri dhe titulli që i është vënë ka qenë: “Princi Henri i Uellsit”. Edhe pse quhej Henri, ai u bë i njohur botërisht si Harry.

Princi Harry: ‘Emri im është Henry’

Duke folur me një fëmijë, emri i të cilit është Henri, Princi tha: “Dhe emri im është Henri. Të gjithë të tjerët më quajnë Harry. Nuk e kam idenë pse”.

Ky fëmijë ka lindur me probleme shëndetësore dhe është shfaqur në video-telefonën me prindërit e tij Ben dhe Shevonne. Teksa i vogli qeshte gjatë bisedës së tij me Dukën e Sussex-it, ai i tha se sa shumë i kujtonte djalin e tij Archie. “Ti dukesh si djali im, Archie, me të vërtetë. Ju keni të njëjtin zë. E dashuroj atë!”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit