Pasditja e kësaj të marte është përfshirë nga reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e vendit.
Po ashtu dhe dita e nesërme parashikohet që në skajin jugor dhe në zonat veriore herë pas here të ketë rrebeshe shiu të izoluara. Mbeten vranësirat e shpeshta prezente përgjatë gjithë ditës duke krijuar mundësi për reshje shiu. Por pas mesdite parashikohet që reshjet të jenë në sasi më të pakët në zonat perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 25°C.