Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Shtetet e Bashkuara janë “de fakto” të përfshira në konfliktin në Ukrainë.
Gjatë një konference me gazetarët, Peskov tha se përfshirja e SHBA mund të shihet “me sy të lirë”.
“Shtetet e Bashkuara tashmë janë de facto të zhytura në këtë konflikt”, tha ai.
“Ne dëgjojmë deklarata nga administrata aktuale amerikane për planet e tyre për të vazhduar dërgimin e armëve dhe për të zvarritur më tej këtë konflikt, duke e bërë atë sa më të dhimbshëm për palën ukrainase”, pohoi Peskov.
Komentet e Peskov vijnë pasi Biden dënoi sulmet e së hënës në qytetet ukrainase dhe vazhdoi të premtonte ndihmën e SHBA-së për sigurinë duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore.
Shtëpia e Bardhë nuk specifikoi se cilat sisteme të mbrojtjes ajrore Biden diskutoi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por Shtetet e Bashkuara më parë u angazhuan për t’i ofruar Ukrainës Sistemet Kombëtare të Raketave të Avancuara Sipërfaqe-Ajr (NASAMS). NASAMS do të ishte në gjendje të angazhohej me raketa lundrimi ruse./CNN