Dy persona, drejtuesi i makinës dhe një pasagjer janë arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Të arrestuarit janë; Redi Hoxha 36 vjeç dhe Alban Begeja 42 vjeç.
Policia thekson se në bazë të informacionit në rrugë operative se dy persona po lëviznin me armë organizoi punën për t’i arrestuar.
Forca e Posaçme “Shqiponja” i ndaloi në afërsi të rrethit të Selitës. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.