-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Barrë prove vetëm për një pronë”, KPK konfirmon në detyrë prokuroren Deniona Katro

Kryesoret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se Deniona Katro konfirmohet në detyrë. Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën më 10 tetor me KPK.

Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për Katron në të tre kriteret e rivlerësimit, ku nga sa u relatua të hënën, i është kaluar barrë prove vetëm për pamjaftueshmëri në blerjen e një automjeti në shumën 256 mijë lekë.

Ndërsa për për një apartament në Durrës që i është dhuruar Katros prej prindërve KPK nuk ka gjetur probleme. Gjithashtu pa probleme ka rezultuar edhe blerja e një automjeti tip “Hyundai” në vitin 2016 për çmimin 4000 euro.

Procesi i vetingut për prokuroren Deniona Katro u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Willem Brouwer.

Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore. Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese.

Në përfundim, prokurorja Deniona Katro falënderoi Komisionin për procesin e rivlerësimit të kryer ndaj saj dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 12 tetor, në orën 09:45.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit