-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Delegacioni serb në Asamblenë Parlamentare pretendon se fjalimi i Ramës ka shkaktuar “zemërim” në Strasburg

Kryesoret

Kryetarja e Delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Biljana Pantiç-Pilja, fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e ka vlerësuar si “skandaloz”.

Fjalimi i Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka “tronditur” delegacionin serb, sa që Pilja pretendon se Rama ka shkaktuar “zemërim” tek të pranishmin në sallë.

“Fjalimi i tij shkaktoi indinjatë të madhe në sallën plenare dhe barazohet me një skandal që nuk ka ndodhur në historinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka thënë ajo për mediumin serb “Tanjug”.

“Edi Rama tregoi mungesë respekti absolut për institucionin të cilit iu drejtua. Në vend që të fliste për Shqipërinë, fjalimin e tij ia kushtoi kontestimit të Rezolutës për trafikimin e organeve të të njëjtit institucion, e cila u miratua me një shumicë të madhe”, u ankua ajo.

Pak orë më parë, reagim të ngjashëm pati edhe deputeti serb nga Partia Popullore e Serbisë, Stefan Jovanoviç.

Ai përveç se e ka cilësuar fjalimin e Ramës si “skandaloz” ka shtuar se “nëse ata kanë miq të tillë, ne nuk kemi nevojë për armiq”.

“Kryeministri i Shqipërisë në vend që të përballet me krimet ndaj serbëve, të cilëve gjatë luftës iu hoqën organet në ‘shtëpinë e verdhë’ dhe të dënohen autorët, sot kryeministri i Shqipërisë tentoi t’i paraqesë të gjitha si gënjeshtra”.

Ndryshe, nga disa eksponent në Kosovë, raportet e Ramës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë konsideruar si tejet te afërta dhe miqësi e tepruar.

.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit