Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës.
Ahmeti shprehet se mbështet plotësisht iniciativën e Kryeministrit Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për ndryshimin e Rezolutës së padrejtë dhe të pasaktë 1782 të vitit 2011.
Ai thotë se rezoluta u miratua si rezultat i propagandës ruso-serbe me lajme të rreme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë dhe dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi.