Paraditen e sotme është gjetur një 72-vjeçar i pajetë në Maliq.
Sipas njoftimit të policisë vëllai i të ndjerit kishte bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me 72-vjeçarin B.T i cili vuante nga sëmundja e sklerozës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.