Renato Hasula dhe Englantin Hasula, të cilët u plagosun në ngjatjen tragjike të ndodhur ditën e sotme në zonën e Klosit, janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës.
Dhimitraq Ziu, drejtori i Policisë së Dibrës, ka raportuar se viktimë e kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur Ilir Shira dhe djali i tij Kenard Shira.
Por si ndodhi ngjarja?
Babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira u qëlluan me armë në qendër të Klosit, sapo i ati kishte marrë djalin nga shkolla profesionale.
Djali vdiq në vend, babai disa minuta më pas në spital. Shkaqet e konfliktit ende nuk dihen.
Paraprakisht dyshohet një konflikt i vjetër, por zyrtarisht ende nuk ka asnjë informacion nga policia.