Presidenti i Rusisë, Putin do të takohet me presidentin turk, Erdogan nesër në Kazakistan, ku lideri turk mund të propozojë ide për paqen në Ukrainë, ka njoftuar Kremlini.
“Tani shumë thonë se turqit janë gati të dalin me iniciativa të tjera në kuadrin e zgjidhjes së konfliktit të Ukrainës,” është shprehur ndihmësi i Kremlinit për mediat.
Në shtyp ka raportime se pala turke po parashtron konsiderata specifike në këtë drejtim, nuk e përjashtoj që Erdogan të prekë aktivisht këtë temë gjatë kontaktit në Astana. Pra, një diskutim shumë interesant dhe, shpresoj, i dobishëm na pret.
Presidenti rus dhe ai turk pritet të takohen nesër në kryeqytetin e Kazakistanit.