-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO: Mbrojtja ajrore për Ukrainën, prioriteti kryesor

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se fuqitë perëndimore po diskutojnë për mënyrat se si t’i ofrojnë Ukrainës më shumë mbrojtje ajrore, në kohën kur Rusia po kryen sulme ajrore “pa dallim”.

Për dy ditë me radhë, Rusia kreu një valë të sulmeve ajrore ndaj rajoneve të Ukrainës, duke bombarduar disa qytete, përfshirë edhe Kievin. Moska tha se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin gjatë fundjavës së kaluar në urën që lidh Krimenë e aneksuar dhe Rusinë.

“Ne do të adresojmë çështjen se si të rrisim mbështetjen për Ukrainën dhe prioriteti kryesor do të jetë më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën”, tha Stoltenberg më 12 tetor, në nisje të takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, që mbahet në Bruksel.

Përfaqësuesit e më shumë se 50 shteteve po ashtu janë mbledhur në margjinat e takimit të NATO-s në Bruksel, për të diskutuar për rritjen e ndihmës për mbrojtje ajrore për Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar liderëve të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që të ofrojnë më shumë ndihmë të mbrojtjes ajrore, në mënyrë që shteti i tij të neutralizojë sulmet ajrore ruse. Ai tha se sistemet e mbrojtjes ajrore “janë element kyç që të ndalet terrori i Rusisë dhe sulmet raketore”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por që nga nisja e një kundërofensive ukrainase në fund të shtatorit, Moska ka humbur disa territore që kishte pushtuar në fillim të luftës së paprovokuar./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit