Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat në fund të fjalës në asamblenë e KiE-së ku shkaktoi debate të forta kërkesa për të bërë nul raportin e Dick Martyt për trafik organesh në Kosovë gjatë luftës.
“Është si një “bombë” në mes të mexhelisit ku u gatua gjithë ajo çorbë e shpifur në përpjekje për të gatur një ushqim të mrekullueshëm” tha ai.
Reagimin nga pala serbe? “Që do të ketë debat në Serbi nuk ka asnjë problem. Gjërat duhen thënë. E vërteta dhemb por shëron, ilaçet shërojnë dhe jo karamelet”.
Beteja vazhdon. “Historia e organeve shkon përtej Thaçit dhe prek të gjithë kombin shqiptar.
Kaq shumë është shpërndarë saqë ndikon edhe psikikën e atyre që na shohin dhe thonë “se këta janë ata që të marrin edhe veshkën dhe ikin me vrap” tha Rama.