-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditëse, e mitura përdhunohet nga 15 persona për 2 vite me radhë

Kryesoret

Greqia është tronditur nga rasti përdhunimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të një 12-vjeçarje nga një 53-vjeçar.

53-vjeçari ka përdhunuar për dy vite rresht të miturën, njëkohësisht ai i gjente klientë adoleshentes nëpërmjet rrjeteve sociale në këmbim të pagesës.

Sakaq mësohet se përveç 53-vjeçarit është arrestuar një 42-vjeçar që ka kryer marrëdhënie me të miturën në mënyrë sistematike.

Sakaq tronditëse është dëshmia e gjyshes së 12-vjeçares, e cila ka thënë në një interviste për TV ANT1 se bashkëshortja e 53-vjeçarit i ka ofruar familjes së vajzës 10 mijë euro për të mbyllur çështjen.

Gjyshja ka zbuluar se përveç fotove nudo të 12-vjeçares, 53-vjeçari ka kërkuar të miturës që ti dërgojë foto nudo të motrave të saj të vogla, për ti vendosur në faqen online ku autori gjente klientë për të miturën.

Ai nuk është mjaftuar me 12-vjeçaren, por ka dashur të shfrytëzojë për prostitucion edhe motrat e saj të vogla.
Gjyshja e 12-vjeçares në emisionin “Mirëmëngjes Greqi” në ANT1”

Jemi në një situatë të mjerueshme, nuk e kuptoni dot… Gruaja e tij erdhi në shtëpi dhe u përpoq t’i jepte nënës së vajzës 10 mijë euro që të mos fliste, dhe të tërhiqte denoncimin. Ne pamë vetëm disa mesazhe nga ai, në mesazhe shkruante “shko në banjë dhe bëj foto nudo”, “bëj foto nudo dhe mi dërgo, bëji dhe motrave foto lakuriq” tha gjyshja e vajzës.

Deri më tani janë e mituara ka identifikuar 10-15 persona të cilët dyshohet se kanë e përdhunuar ndërsa më shumë se 200 të tjerë thuhet se kanë shprehur “interes” për të kryer marrëdhënie me të./ protothema.gr.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit