Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve.
Nafta është ulur me 5 lekë dhe do të shitet me 240 lekë, ndërkohë që gazi do të shitet me 78 lekë dhe benzina me 203 lekë.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet,” ka njoftuar Bordi i Transparencës.