Dua Lipa, Shakira dhe grupi BTS janë në konkurrencë për të kënduar në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Të diel në 20 nëntor 2022 në stadiumin Al Bayt në qytetin Al Khor do çelet zyrtarisht Kupa e Botës, me Marca në Spanjë që bën me dije se janë disa këngëtarë që konkurrojnë për të qenë pjesë e cermonisë hapëse.
Tej Shakirës që duket e “abonuar” në të tilla evente, edhe emri i Dua Lipa është ai që përflitet.
Veç artistes shqiptare edhe grupi BTS pritet të jetë pjesë e ceremonisë. Nuk përjashtohet mundësia që të tre emrat e përmendur të jenë pjesë e cermonisë, me Shakira që ka eksperiencë në evente të tilla, duke interpretuar më parë “Hips Don’t Lie” dhe “Waka Waka”.