-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat meksikane ngrenë alarmin: Kujdes nga mafia shqiptare. Po fuqizohet e po pastron paratë duke investuar në lojëra fati

Kryesoret

Media prestigjioze meksikane El Universal i ka kushtuar një artikull së fundmi njëri prej karteleve më famëkeqe në vendin e tyre, që është pikërisht ai shqiptar. Ndër të tjera në këtë artikull citohet se mafia shqiptare, jo vetëm që është e lidhur ngushtë me kartelet më të frikshme mafioze në Meksikë, por po fuqizohet dita-ditës. Këtë fuqizim tyrin ata e lidhin me pastrimin e parave dhe investimet në biznesin e lojërave të fatit.

Për kartelet meksikane, burimet e reja të të ardhurave dhe rritja e produkteve të ofruara, gjeneruan një rritje të konsiderueshme të fitimeve të tyre dhe një zgjerim të madh territorial në aktivitetet e tyre. Jo vetëm që tregu meksikan u mbyll, por horizontet e tij u hapën drejt Evropës përmes Spanjës dhe më pas me Italinë.

Aktualisht mafia shqiptare ka prezencë në Meksikë dhe është e lidhur me CS dhe CJNG , për pastrim parash. Investimi i saj është i fokusuar, ndër aktivitete të tjera, në kazino dhe bastesh. Paratë e pastruara mbërrijnë në Meksikë për të financuar veprimtarinë e grupeve kriminale; dhuna, vrasjet dhe zhdukja e njerëzve në Meksikë lidhen drejtpërdrejt me këto burime të marra nga grupet kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit