Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot priti në takim Emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për dialogun e Brukselit, raporton.
Ai tha se përsëriti angazhimin ndaj kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke.
“Sot mirëprita përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ne diskutuam për dialogun e Brukselit.
Përsërita angazhimin tonë ndaj kuadrit të përgjithshëm të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke. Raporti i KE-së për Kosovën u vu re si një nga më të mirët në rajon”, shkroi Kurti në Tëitter.
Në anën tjetër, Lajçak në një konferencë për media ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë mundësinë që të normalizojnë marrëdhëniet.
“Nuk do të thosha që viti tjetër është vendimtar, por e kam thënë më shumë se një herë se e kemi këtë dritare mundësie që do të zgjasë deri në zgjedhjet evropiane dhe amerikane më 2024.
Mendoj që është përgjegjësia jonë që të mos e shpërdorojmë këtë mundësi”, u shpreh ai.