Kuvendi sot do të zhvillojë tre interpelanca. Dy të kërkuara nga opozita, konkretisht deputetja Ina Zhupa me ministret Kushi dhe Kumbaro dhe një të kërkuar nga deputeti socialist Nasip Naço me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Interpelanca e Zhupës me Kushin lidhet me paketën e rezistencës sociale dhe përjashtimin e studentëve. Por, ashtu sikur ndodh në cdo seancë debati pritet që të fokusohet te aktualiteti politik.
