Amerikanët janë të bindur se Arabia Saudite po i shmanget fakteve dhe arsyeja e vërtetë e vendimit për uljen e prodhimit të naftës nga vendet e OPEC, është politike e jo ekonomike.
Kështu ka theksuar zëdhënësi për shtyp i Këshillit për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili nëpërmjet një konference për shtyp, i është kundërpërgjigjur diplomacisë arabe, duke thënë se “ata mund të shmangen sa të duan përgjegjësive, por fakti është një”.
“Bota është duke e mbështetur fortë Ukrainën në agresionin ndaj Rusisë dhe ulja e prodhimit të naftës nga ana juaj, nuk është një arsye ekonomike, por e bazuar politikisht”.
Më parë, nga ana e Ministrisë së Jashtme në Riad, u pohua se ka pasur presion të vazhdueshëm nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, për ta shtyrë vendimin me një muaj dhe kjo kërkesë ka ardhur bazuar në motivacionin e shmangies së rritjes së çmimit të karburanteve në SHBA.
Arsyeja? Sepse në disa pjesë të Amerikës, do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për Kongresin dhe Senatin.
Këtë gjë, Washington-i nuk e ka pranuar, duke mohuar se ka pasur të tillë kërkesë nga pala amerikane.
Mirëpo në Riad, insistojnë se ka pasur një analizë ekonomike lidhur me çështjen, e cila shfaqte pasoja negative ekonomike për Amerikën përpara zgjedhjeve dhe se çmimi i naftës atje, është faktor kyç për rezultatin.
Për vetë amerikanët, më shumë në këtë mes ka të bëjë raporti që krerët politikë në Arabinë Saudite kanë me Rusinë dhe me presidentin Vladimir Putin, se sa me vetë analiza të tilla.
Teksa, në retorikën e dy palëve, vijojnë akuzat e ndërsjella për vendimet e marra respektivisht