Një 45-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një përleshjeje me thika në Itali. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur gjatë natës në Treviso
Mediat italiane shkruajnë se ka pasur një përleshje me thika mes dy grupe të huajsh.
45-vjeçari është qëlluar shumë herë me thikë, plagë që i kanë shkaktuar dhe vdekjen. Përveç tij, si pasojë e përleshjes kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë që aktualisht ndodhen në spital.
Shkaqet dhe emrat e personave nuk dihen ende. Dëshmitarët kanë treguar se kanë parë që nga një furgon të zbriste një grup njerëzish që ishin zënë edhe pak ditë më parë.