-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet nga Irani, Peleshi: Shqipëria, masa për të forcuar mbrojtjen kibernetike

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në fokus të diskutimeve të Ministrave të Mbrojtjes ishte rritja e kontributit për Ukrainën dhe forcimi i mbrojtjes së NATO-s, në situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë.

Ministri Peleshi e vlerësoi mjaft të rëndësishëm këtë takim që siç tha ai, vjen në një moment tepër kritik për mbrojtjen dhe sigurinë e aleatëve dhe adresimin e ndihmës së vazhdueshme për Ukrainën.

Ministri i Mbrojtjes falenderoi Aleancën dhe vendet partnere për gatishmërinë e treguar për të ndihmuar Shqipërinë pas sulmeve kibernetike të muajve të fundit.

Ai i siguroi vendet aleate se Shqipëria po bën përpjekje të vazhdueshme për ngritjen dhe forcimin e masave mbrojtëse ndaj infrastrukturës kritike dhe sigurisë kibernetike, në bashkëpunim edhe me vende e struktura të specializuara në këtë fushë.

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve Lloyd Austin në fjalën e tij dënoi me forcë sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online në vendin tonë dhe bëri thirrje për rritjen e vigjilencës dhe kapaciteteve mbrojtëse të vendeve të Aleancës dhe vendeve partnere në këtë fushë.

Në këtë Ministerial Shqipëria theksoi mbështetjen e saj për projektin e Porto Romanos, si një nyje e rëndësishme detare edhe në funksion të NATO-s.

Ndërkaq, ministri Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij edhe rëndësinë që Aleanca i jep rajonit të Ballkanit, duke shtuar se kjo vëmendje duhet të jetë më e shtuar edhe në apekte të tjera diplomatike dhe ekonomike, në interes të integrimit të rajonit edhe në organizma të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit