-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina bombardon një depo municionesh në rajonin kufitar rus

Kryesoret

Një depo municionesh në Belgorod, është bombarduar nga forcat e Kievit.

Lajmi është dhënë nga guvernatori i Belgodorit, Vyacheslav Gladkov, në median e tij Telegram dhe u pasqyrua nga agjencia franceze e lajmeve AFP.

Në një fshat të rajonit, një depo me municione ushtarake, u hodh në erë, si pasojë e sulmeve nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Këtë pohon Gladkov në shënimin e tij.

Ky është thjesht sulmi i radhës nga ana e Kievit në disa depo armatimesh ruse, ku më e fuqishmja ka qenë goditja e dhënë ndaj një baze ushtarake në Krime.

Teksa, në rajonin jugor të Khersonit, ka pasur luftime të shumta, me avancimin e Ukrainës.

Ukraina vijon kundërofensivën

Ushtria e Ukrainës çliroi fshatin Visokopill në rajonin Kherson.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar zëvendës-shefin e Zyrës së Presidentit, Kyrylo Timoshenko.

Timoshenko publikoi një foto të instalimit të flamurit ukrainas në çatinë e ndërtesës.

“Visokopill. Rajoni Kherson. Ukrainë. Sot”, shkruante ai në publikimin e tij.

Më parë, e njëjta foto ishte publikuar nga kreu i Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak.

Para kësaj, një numër kanalesh ukrainase dhe ruse në Telegram raportuan për lirimin e Visokopill-it, por nuk kishte asnjë informacion zyrtar në lidhje me të.

Në përmbledhjen e mbrëmjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk ka pasur asnjë informacion për lirimin e Visokopill-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit