-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A jeni ju kandidati i duhur për kryetar i Bashkisë Tiranë? Vjen përgjigja e papritur e Ilir Metës…

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka bërë të qartë se nuk do të kandidojë për kryetar në Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, Meta tha se roli i tij kryesor është të jetë gardian i referendumit.

Sipas Metës, nëse votohet për kryetar bashkie, do të detyrohet të qëndrojë 4 vjet në këtë detyrë, për të cilën u shpreh se nuk e ka si synim politik. Por ish-Presidenti tha se mund ta pranonte të kandidonte nëse do të ishte në kushte të tjera.

‘Unë nuk jam një kandidat, nëse do votohem do jem i detyruar të jem katër vjet kryetar bashkie. Është jashtë qëllimeve të mia politike. Pavarësisht se po të isha në kushte të tjera, mund ta kisha pranuar. Është e kaluar. Të gjithë ato shërbime që unë i kam bërë Tiranës kur isha kryeministër, e ka të vështirë të bëjë një kryetar bashkie. U bëra President, në 25 korrik përfundoi misioni im. Mund të kisha ikur më herët, por kisha bërë një betim. Roli im kryesor është gardian i referendumit. Atë se çfarë bëhem unë, atë e vendosin qytetarët shqiptarë. Nuk e përçmoj votën e tyre.’, tha Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit