Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish kritikave të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me fjalimin e bërë pak ditë më parë në Këshillin e Europës.
Rama ka ndarë një fjalim të përfaqësuesit të Partisë Socialiste në KiE në janar të vitit 2011, teksa shkruan se kujtesa e tregon me fakte se kur rezoluta e iniciuar nga Moska u paraqit në asamble, mori votën pro të të përfaqësuesit të Partisë Demokratike.
Ai shton se dy përfaqësuesit e tjerë nga Shqipëria, Damian Gjiknuri e Shpëtim Idrizi kanë votuar kundër asaj rezolute të mbështetur më tej nga raporti famëkeq i Dick Marty-t mbi trafikun e organeve njerëzore.