-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gafil apo kurth? Si ra brenda i forti që Vis Martinaj pagoi 500 mijë euro ta hequr qafe

Kryesoret

Shoqërimi i Indrit Dokles një javë më parë në Tiranë nuk ishte rastësi, por puna e koordinuar e strukturave të policisë që po e ndiqnin me agjentë në terren hap pas hapi.

Agjentet e policisë kanë ndjekur për tre ditë Fatjon Muratin deri në momentin që u ndalua së bashku më ish anëtarin e bandës së Durrësit.

Murati është mbajtur nën vëzhgim me dyshimet se mund të këtë dijeni për vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë por edhe për arsenalin e armëve që u zbulua në periferi të Tiranës.

Fatjon Murati i arrestuar nga policia si i implikuar në dy bazat e armatimeve te zbuluara në periferi të Tiranës, u mbajt në vëzhgim për 3 ditë derisa agjentët e krimeve të rënda e ndaluan atë në zonën e ‘Bulevardit’ të Kasharit.

Ndjekja e lëvizjeve të 31-vjeçarit nisi, pasi Murati u paraqit në komisariatin e Krujës ku së bashku me mikun e tij Gentian Reçin për të dhënë deklarime për masakrën e 17 korrikut në mbikalimit të Fushë Krujës.

Pasi Murati dhe Reçi ka dhënë deklarimet e tyre në Komisariatin e Krujës, është urdhëruar mbajtja e tyre nën vëzhgim dhe raportimi në polici për çdo lëvizje.

Policia kriminale mesditën e 8 tetorit dispononte informacionin se Fatjon Murati po lëvizte më një person me precedent penal.

Në momentin e ndalimit Murati ndodhej me 26-vjeçarin Reçi, Endrit Doklen dhe familjarë të tij. Ka qenë pikërisht ish numri dy i bandës së Durrësit ai që i ka komunikuar agjenteve të policisë se po shkonin te një drekë familjare.

Ndalimi është bërë rreth orës 16 të së shtunës ndërsa burime bëjnë me dije se krahas makinës së blinduar ku lëvizte Dokle, Murati e Reçi një tjetër automjet i shoqëronte./ Elton Qyno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit